"Kupa rikthehet në Kukës", verilindorët japin njoftimin e rëndësishëm për tifozët

"Kupa rikthehet në Kukës", verilindorët japin njoftimin

Kukësi kërkon që të harroj për pak momente lodhjen e sezonit të shkuar. Në pikun e merkatos, që kulmoi me firmat e Emiliano Musta dhe Marko Van Basten Çema, te verilindorët kanë vendosur të festojnë titullin e fituar në sezonin e shkuar.

Nën drejtimin e trajnerit, Ernest Gjoka, Kukësi arriti që të ngre lart trofeun e Kupës së Shqipërisë, një titull që për shkak të prestigjit u vendos nga drejtuesit që të festohej në mënyrë madhështore.

Njoftimi është dhënë nga faqja zyrtare e klubit në "Facebook" që fton të gjithë tifozët dhe banorët e Kukësit që të marrin pjesë në këtë festë, e cila do të mbahet më 21 qershor duke nisur nga ora 18:00.

Njoftimi i plotë:

“Kupa rikthehet në Kukës”

Kjo do të jetë festa e madhe për të gjithë tifozët dhe banorët e Kukësit. Pse jo, edhe të gjithë kuksianëve që jetojnë jashtë Shqipërisë si dhe tifozëve nga Zhuri i Prizrenit dhe e gjithë Kosova.

Ky spektakël i madh sportiv e argëtues, që po kthehet në traditë në qytetin tonë, pas fitimit të çdo trofeu, këtë herë do të jetë edhe më i larmishëm, ku do të marrin pjesë artistët më me zë të estradës nga Kosova e Shqipëria.

Befasia do të jetë performanca e “Fisnikëve”, grupi më i pëlqyer i trevave shiptare, të cilët do të këndojnë drejtpërdrejt për rreth 2 orë.

Nga Kosova do të vijë këngëtarja Fitore Krasniqi, humoristi Sevdai Radogoshi (Qumili) si dhe moderatori i njohur sportiv Milaim Krasniqi.

Disa nga vajzat e vendeve të ndryshme të botës, të cilat kanë fituar kurorën e Miss-it në shtetet respektive, ku momentalisht po marin pjesë në projektin e “MISS WORLD” në Prishtinë, do të jenë të pranishme në këtë aktivitet.

Një vend të veçantë, do të kenë artistë nga Tirana, por edhe ata vendas.

Në kulmin e këtij spektakli, do të jenë vetë futbollistët dhe stafi i Futboll Klub Kukësit, të cilët do të ngrejnë #KupënEShqipërisë.

Ftojmë të gjitha kompanitë kuksiane, që me produktet e tyre, qoftë falas apo me çmime simbolike, të promovojmë produktet vendase.

Aktiviteti do të fillojë me datë 21 Qershor, në orën 18:00, e do të përfundojë rreth orës 22:00.

Ju ftojmë të gjithëve, kjo është festë e përbashkët!"-mbyllet njoftimi i klubit kuksian. 


EMISIONET