Çerekfinale luksi kanë përcaktuar goglat e hedhura për Kupën e Mbretit në Spanjë.

Fituesit në fuqi të Barcelonës do të përballen me rivalët e qytetit Espanyoli-n për të siguruar një vend në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni, më të besuarit e Valverde që do tentojnë ta fitojnë për të 30-ën herë këtë titull.

Shorti relavisht i lehtë për Realin e Madridit që peshkoi Leganes. që po bën mirë dhe në kampionat.

Sfidë e ekuilibruar pritet të jetë ajo mes Sevilla-s dhe Atletiko Madrid, ndërsa Valencia-s i duhet të kaloj Alaves për të kaluar në gjysmëfinale.

Sfidat e para do të luhen me 16,17 dhe 18 janar, ndërsa ato të kthimit do zhvillohen me 24 janar.

/Ora News.tv/