Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka pohuar se taktika e përdorur nga ai i dhanë fitoren skuadrës së "Tre Luanëve" përballë Tunizisë.

"Isha i lumtur me mënyrën se si luajtëm edhe pse minutat po kalonin. Ne qëndruam të duruar. E merituam fitoren. Ne krijuam kaq shumë shanse të pastra sidomos në pjesën e parë dhe ishin në kontroll të plotë në pjesën e dytë.

"Ne do të bëjmë mirë që të rrisim sa më shumë shanse në një ndeshje përsëri në këtë turne. Skuadrat e mira shënojnë gola. Është e vështirë për të nxjerrë në pah individët si një performancë kolektive, skuadra ka qenë e shkëlqyer, kemi marrë këtë rezultat gjatë tre javëve të fundit, jo vetëm sonte, kjo është nga të gjithë ata që kanë punuar kaq shumë së bashku".-përfundoi tekniku i Anglisë.

Anglia luan kundër Panamasë në ndeshjen e ardhshme, takim i cili do të luhet të dielën.

/Ora News.tv/