Zvicra nuk ia ka frikën asnjë skuadre. Kështu është shprehur ylli i kombëtares së "helvetëve", Xherdan Shaqiri që është shprehur optimist para sfidës me Serbinë.

“Unë nuk mendoj se ka shumë presion mbi ne, ne nuk ia kemi frikën askujt, ne kemi cilësi për të fituar ndaj gjithkujt. Ne i njohim aftësitë tona, kemi lojtarë të mëdhenj që luajnë në ligat më të forta me vite”, ka deklaruar Shaqiri para ndeshjes me Serbinë.

Zvicra dhe Serbia do të përballen në një takim “final” në Botërorin e Rusisë në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve.

“Helvetikët” kanë marrë një barazim 1-1 ndaj Brazilit, ndërsa Serbia ka mposhtur 1-0 Kosta Rikën.

/Ora News.tv/