Japonia ka bërë surprizën në takimin e parë të vlefshëm për Grupin G. Aziatikët mposhtën me shifrat e ngushta 2-1 Kolumbinë, që duke përfituar dhe nga superioriteti numerik morën 3-pikë të vlefshme për fatet e saj në këtë grup. Takimi nisi praktikisht me gol për Japoninë, që vetëm pas 3 minutash lojë e pa vetën në superioritet numërik dhe me një penallti në favorin e saj.

Ndërhyrja e Carlos Sanchez  në zonë u gjykua si e gabuar nga gjyqtari kryesor që e ndëshkoi mesfushorin me karton të kuq dhe penallti në favor të Japonisë. Pranë topit u afrua ylli i kësaj kombëtareje, Shinji Kagawa që dërgoi portierin në njërin krah dhe topin në krahun tjetër për të kaluar në avantazh ekipin e tij.

Kartoni i kuq nuk ndikoi shumë tek Kolumbia që u hodh në sulm për golin e barazimit, gol i cili erdhi në minutën e 39-të, pas veprimit fantastik të Quintero që me një goditje dënimi befason Japoninë. Në fraksionin e dytë, Japonia gjeti sërish golin, me Osako që me kokë tundi rrjetën dhe i dha fitoren aziatikëve.

Me këtë fitore, Japonia ngjitet në vendin e parë në kuotën e 3-pikëve, ndërkohë që takimi tjetër i këtij grupi Poloni-Senegal do të luhet në orën 17:00.


/Ora News.tv/