Brazili "fluturon" me Neymar e Firminho, kualifikohet në çerekfinale (VIDEO)

Rrjetat e Neymar dhe Firminho i kanë mjaftuar Brazilit për të kaluar në çerekfinalen e Kupës së Botës. Pas një pjesë të parë pa gola, Neymar i dha Brazilit epërsinë vetëm pak minuta pasi dy skuadrat u rikthyen në fushë.

Ylli i PSG-së shfrytëzoi në maksimumin një top të hedhur rrafsh me tokën nga William dhe me portën e boshatisur e kishte të lehtë ta shtynte sferën drejt rrjetës. Ndërkohë, duhet të vinte minuta e 88-të që brazilianët të dyfishonin rezultatin me Firminhon, i cili i sapo futur në lojë tundi për herë të dytë rrjetën e Ochoa. 

Në raundin tjetër Brazili do të luaj përballë fitueses së takimit Belgjikë-Japoni.

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes   

88; Neymar merr krahun e majte, tenton te godas, por sfera devijohet nga Ochoa, duke e derguar ne kembet e Firminho qe nga afer nuk gabon. 2-0

51' William hedh një top të bukur në zonë, me Neymar që shtyn sferën drejt rrjetës

 


46' Nis pjesa e dyte

Mbyllet pjesa e parë: Është mbyllur në barazim 0-0 pjesa e parë e takimit mes Brazilit dhe Meksikës

1' Nis takimi ne "Cosmos Arena"

Formacionet zyrtare:


EMISIONET