Europa "pushton" Kupën e Botës, Belgjika kalon në gjysmëfinale (VIDEO)

Belgjika ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke eliminuar me rezultatin e ngushtë 2-1, Brazilin.  Një fitore që tregon dhe njëherë forcën e skuadrave europiane në këtë Kupë Bote, duke parë që në raundin e 1/4-ave do të ketë vetëm skuadra nga kontinenti i vjetër.

"Djajtë e kuq" dominuan ndaj një Brazili që nuk arriti të bëj kombëtaren e frikshme, duke pësuar dy herë në gjysmë orëshin e parë. Fillimisht ishte "një dhuratë" e Fernandinho, me mesfushorin që në zhvillimin e një goditjeje nga këndi ngatërroi shenjestër, duke e devijuar me kokë sferën në portën e Alisson.

Pësimi i golit zgjoi të besuarit e Tite, që u hodhën në përpara për të gjetur golin e baraspeshës, por u ndëshkuan në daljet e pakta në sulm të belgëve.

Kombinimet e shpejta të "djajve të kuq" nxorën të lirë yllin e Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, që pasi mori një top në kufijtë e zonës nga Lukaku, shkarkoi të djathtën, për të ngritur në delir të pranishmit në "Kazan Arena" dhe për të zhytur akoma dhe më thellë në kazan Brazilin që u mundua të reagonte, por goli i Renato Augusto në minutën e 76-të shërbeu vetëm për statistikë, me një pretend si Brazili që i jep lamtumirë përpara kohe kompeticionit.

Në gjysmëfinale, Belgjika do të bëj llogaritë me Francën që nga ana e saj mposhti pastër 2-0 Uruguajin.

Takimi mes Belgjikës dhe Francës është programuar për tu luajtur në orën 20:00, të martën e 10 korrikut.


"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes   

75' Renato Augusto ngushton rezultatin. 

 

46' Nis pjesa e dyte

45' Mbyllet pjesa e pare:  Është mbyllur pjesa e parë e takimit Brazil-Belgjikë. Një 45 minutësh që pa dominues belgët, të cilët arritën dhe të realizonin në dy raste. Fillimisht ishte Fernandinho, që në një goditje këndi u tregua i pafat, duke e derguar sferen ne rrjeten e tij, Me pas, De Bruyne mori nje inkursion infidivual dhe ne fund mposhti po vete Alisson, duke i derguar shifrat ne 2-0.

31' De Bruyne fantastik, Belgjika dyfishon shifrat ndaj Brazilit

 

13'"Gafë" e Fernandinhos, Belgjika kalon në avantazh 

 

7' Brazili shumë pranë golit, Thiago Silva godet shtyllën



1' Nis takimi

Formacionet zyrtare:

EMISIONET