Belgjika ka marrë një fitore të rëndësishme për ecurinë në Kupën e Botës. "Djajtë e kuq" kanë mposhtur me shifrat e thella 3-0 Panamanë.

Takimi u vendos në fraksionin e dytë të lojës, me Mertens që zhbllokoi takimin, ndërsa Romelu Lukaku me dopietën e tij vulosi rezultatin përfundimtar në 3-0. Pas kësaj fitoreje, Belgjika ngjitet në vendin e parë me 3-pikë, ndërsa Panamaja mbetet në kuotën e 0 pikëve.

Në këtë grup bëjnë pjesë dhe kombëtaret e Anglisë dhe Tunizisë, që do të përballen me njëra-tjetrën në orën 20:00.

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes    

75' Dopieta e Lukaku



69' Goli i Romelu Lukaku




47' Belgjika kalon në avantazh ndaj Panamasë

 

46' Nis pjesa e dytë

45' Mbyllet pjesa e pare: Është mbyllur në barazim 0-0 pjesa e parë e takimit Belgjikë-Panama. Një 45 minutësh që pa më kërkues skuadrën e Martinez, por De Bruyne dhe Mertens nuk arritën të shenjëstrojnë portën.






1' Nis takimi



Formacionet zyrtare:

/Ora News.tv/