Kupa e Botës/ Meksikën e pret "arnimi" para sfidës me Korenë e Jugut, ja pse

Kupa e Botës/ Meksikën e pret "arnimi" para sfidës me

Ajo që duhet të ishte një festë është kthyer në një makth për kombëtaren e Meksikës, kjo pasi shumë futbollistë të kësaj kombëtareje janë përfshirë nga një grip i lehtë gjatë ditëve të fundit.

Lajmi është konfrimuar nga vetë trajneri i Meksikës, Juan Carlos Osorio që në një intervistë për "ESPN" ka theksuar se futbollistët po bëjnë maksimumin për të qënë të gatshëm kundër Koresë së Jugut.

"Pas ndeshjes së lodhshme me Gjermaninë, ne do t'i japim shansin për t'u rikuperuar jo vetëm nga stërvitja, por edhe nga një grip i vogël që ka prekur grupin, nga i cili pothuajse të gjithë lojtarët janë duke u rikuperuar. Shumë lojtarë ishin të sëmurë dhe kjo është një nga arsyet që morëm vendimin për zëvendësimet rreth minutës së 60-të".-përfundoi Osorio.

 Meksika do të përballet me kombëtaren aziatike ditën e shtunë.

EMISIONET