Paraqitja e dobët që bëri në ndeshjen kundër Portugalisë nuk pritet t'i kushtoj shumë portierit të kombëtares spanjolle David de Gea. Kjo pasi tekniku i "La Roja" Fernando Hierro është zotuar të qëndrojë pranë gardianit.

Megjithë, ai prezantim i zymtë i 27-vjeçarit në stadiumin olimpik të Fisht, Hierro këmbëngul se ai nuk ka asnjë dyshim për aftësitë e tij.

 "E shoh Davidin të jetë shumë i qetë dhe ka gjithë besimin tonë të plotë. Lojtarët kanë nevojë për besim dhe përkrahje në çdo kohë dhe vendimi im është shumë i qartë dhe unë do të jem i drejtë me të gjithë lojtarët. Skuadra ka pasur një ditë pushimi dhe kjo e ndihmoi Davidin të qetësohej, sepse ne jemi më të interesuar me metodat natyrore në përgatitjet tona, duke u siguruar që ne të fitojmë drejt."-deklaroi Hierro në konferencën për shtyp para takimet të "Kazan Arena" kundër Iranit.

/Ora News.tv/