Të gjithë e kujtojnë oktapodin Paul që u bë i njohur pasi bëri parashikime të sakta në Kampionatin Botëror 2010.

Megjithatë, një tjetër kafshë magjike, kësaj here, një derr i quajtur Mystic Marcus, ka parashikuar që Nigeria, Belgjika, Uruguai dhe Argjentina do të jenë 4 skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Botës, që do të nis pas pak orësh në Rusi. ,

Marcus ka një rekord prej 100 për qind të parashikimit të rezultateve sportive sipas pronarit të tij, Juliette Stevens. Steven thekson se derri i tij vuan nga një sëmundje psiqike.

"Profeti" tetë vjeçar madje parashikoi Brexit dhe se Donald Trump do të fitonte zgjedhjet presidenciale të SHBA. Tani, Mystic Marcus po vë në provë aftësitë e tij edhe një herë duke parashikuar gjysmëfinalistët e Kupës së Botës.

Ai bëri parashikimet duke gëlltitur mollë që mbanin flamurin e kombeve.

Kujtojmë që kafsha e përzgjedhur nga organizatorët për të  parashikuar ndeshjet e Rusi 2018 është një maçok i quajtur Akil.

/Ora News.tv/