Kume: Kriza politike, pasojë e legjislacionit

Kume: Kriza politike, pasojë e legjislacionit

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume thotë se kriza politike ku ndodhet vendi është pasojë e legjislacionit dhe mënyrës si zbatohet nga paritë politike.

Në studion e lajmeve të RTV Ora, Kume tha se kjo krizë është shumëpërmasore.

Kume: Kjo është situatë e një krizë shumë përmasore, e rrjedhur si e tillë si pasojë e veprimit të një numri të madh faktorësh dhe jo e lidhur domosdoshmërisht dhe pasojë e sjelljes së partive politike  ndaj një date zgjedhjesh siç është data 30 qershor. Kriza në vlerësimin tonë është pasojë e faktit se mënyra sesi ne kemi vepruar me gjithë ngrehinën ligjore, korpusin legjislativ të vendit tonë, duke filluar nga Kushtetuta. Nga ana tjetër dhe mënyra si ne jemi sjellë, si mazhorancat e radhës janë sjellë me këtë legjislacion. Kjo që ndodh sot është pasojë e këtij legjislacioni dhe mënyrës si ky legjislacion zbatohet. Pra vullnetit të munguar për ta zbatuar edhe në ato raste kur legjislacioni nuk ka probleme.

Sipas Kumes, Kolgji Zgjedhor nuk ka tagër të shqyrtojë dekretin e Presidentit Meta.

Kume: Kolegji Zgjedhor ka për detyrë që të trajtojë çdo padi që bëhet për vendimet që merr Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe vetëm për ato. Në raport me dekretin e Presidentit nuk kanë tagër për ta shqyrtuar këtë. Biles as nuk mund të ankimohet. Kërkesa që ka bëra partia për unitet për tu çregjistruar si subjekt zgjedhor ata kanë përdorur faktin që konsiderojnë të ligjshme dekretin e presidentit, përsa kohë ky dekret është botuar në fletoren zyrtare. Duke qenë se ata e vlerësuan të tillë kanë kërkuar të çregjistrohen. KQZ i cili nuk ka marrë asnjë vendim për dekretin e presidentit, por 4 anëtarët kanë deklaruar se ky vendim është nul.

EMISIONET