Kumbaro: Rrojmë edhe pa Nobel!

Kumbaro: Rrojmë edhe pa Nobel!

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh e zhgënjyer për çmimin Nobel në Letërsi ku një nga kandidatët ishte shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare.

Gjatë një aktiviteti në kuadër të librarive të lëvizshme, Kumbaro tha megjithatë se “jetojmë edhe pa Nobel”.

Kumbaro: Shpresa është e kotë. Një qetësi para furtune. Dhe ja, ia shkrep diku…Do të gjendet një shkas, një gazetë, një polemikë, gjysmë e shuar dhe gjithçka do të rifillojë si çdo vit. Çmimi Nobel këtë herë…

…. Duam Nobel. E duam se s’bën. E meritojmë. As që pyesim për të. Hë, hë s’pyesim? Atje na rri mendja. Do të na i japim me një këmbë. Kurrë mos e dhënçin! Do ta japin se s’bën. More s’e japin, kaq ta bëjmë dhëmbin. Ky i yni e ka fajin: nuk del t’iu thotë: s’e dua dhe pike. Po prit, mor zotni, si të thotë s’e dua, kur s’ia jep kush? Ashtu të thotë:në ju dhimbset aq fort, mbajeni për vete. Rrojmë dhe pa Nobel”.

http://www.oranews.tv/kultura/tirane-merr-jete-nisma-e-minibibliotekave-te-hapura/

 

EMISIONET