Kumbaro nuk shkon në komision për Teatrin, Vokshi: Do njoftoj Kryeministrin dhe Ambasadat

Kumbaro nuk shkon në komision për Teatrin, Vokshi: Do njoftoj

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro nuk i është përgjigjur kërkesës së Komisionit Parlamentar të Medias për të raportuar për projektin eTeatrit të ri Kombëtar.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, akuzoi Ministren për shkelje të Kushtetutës dhe tha se do të vërë në dijeni Kryeministrin dhe Ambasadat në vend.

Vokshi: Ministrja Kumbaro refuzon të paraqitet në Komision duke shkelur Kushtetutën. Jam e detyruar të vë në dijeni kryeministrin dhe ambasadat në vend.

Ndërkohë, të martën në orën 10:00 seancë, ky komision do të zhvillojë seancë dëgjimore me përfaqësues të studentëve te Mjekësisë dhe përfaqësues të Senatit.

EMISIONET