Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro është komentuar kohët e fundit në media për ndryshimet që ka bërë në ligj, për të cilat foli në emisionin ‘Arkapia’ nga Elsa Demo.

Ajo rrëfeu se ndryshimet e propozuara në ligjin aktual janë një elemente mbështetës për projektet kulturore, për të cilat nuk pranon që është nxituar.

Pjesë nga biseda

Kumbaro: Në fakt, ndryshimet që ne propozojmë në ligjin aktual, i cili në vetvete nuk është perfekti po është ligji i 2010-ës  kanë të bëjnë me 2-3 elementë, të cilët në vizionin tonë, nuk bëjnë gjë tjetër vecse shtrijnë ato që janë element mbështetës për projektet kulturore në shumë më tepër aktorë me dy synime.

Të shtojmë institucionet publike të cilat kanë fonde të mundshme për ti përdorur për projekte artistike, ti vënë ato në dispozicion të krijimtarisë artistike dhe kjo, jo vetëm në institucionet qendrore me të cilat jemi mësuar zakonisht ne të merremi, por nga Konispoli deri në Shkodër , këtu kam parasysh konkretisht bashkitë, të lehtësojmë procedurat financiare të institucionit të artit dhe kulturës, të cilat duhet ti vëmë në favor të krijimtarisë artistike.

E treta, të decentralizojmë në njëfarë mënyre atë cka ligji thotë sot për përcaktimin e honorareve në institucionet qendrore të kulturës, të cilat nëse i referohemi pikë për pikë ligjit të sotëm, përcaktohen në mënyrë të centralizuar me tarifa fikse, me vendim të këshillit të ministrave. Ne sugjerojmë që ti decentralizojmë ato drejt institucioneve të mirëfillta të artit dhe kulturës që operojnë shumë më afër me tregun e lirë se qeveria apo ministri. Ne kemi miratuar një ligj të rëndësishëm vitin e kaluar, ligji i të drejtave të autorit, i cili mori tre vjet.

A keni patur ju një brerje ndërgjegje apo refleksion që jeni nxituar në hamendimet që i keni bërë pa konsultimet e grupeve të interesit?

Kumbaro: Jo. Shkruhet një draft, propozohet. Kjo nuk quhet vendosje, quhet propozim. Këtu fillon, ulemi në tavolinë dhe zhvillohet në rrathëve ciklikë. Njëherë brenda përbrenda gjithë drejtorive të ministrisë, pastaj tek drejtuesit e institucioneve të varësisë, tek kryetarët e bashkive, tek grupet e interesit e kështu më rradhë. Ne po fillonim të bënim gati kalendarin e tryezave dhe tryeza e parë e iniciuar nga ne ishte parashikuar diku nga data, para 10-12 ditësh. Për shkak të mbingarkesave, stafi në ministri ma kërkoi ta shtynim.

/Ora News.tv/