Vlerësimi, ruajtja, administrimi dhe mbrojtja e trashëgimisë, janë katër shtyllat në të cilën mbështetet ligji i ri për trashëgimine kulturore dhe muzetë.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nisi nga Durrësi turin e takimeve për sqarimin e ligjit që ka ngjallur debate të forta që në kohën kur po hartohej.

Ligji i ri përbëhet nga 280 nene dhe në një fare mënyre mund të cilësohet si një kod për shkak të shtrirjes dhe përfshirjës me detaje të gjithçkaje që ka të bëjë me administrimin dhe ruajtjen e trashegimise kulturore.

Kumbaro: Në fakt trashëgimia kulturore është një pasuri kolektive, është shpesh herë pasur kolektive në kuptimin material, por edhe në atë shpirtëror.

Por në Durrës, projekti Veliera ka hapur një debat të madh të lidhur me trashgiminë, ndaj Kumbaro theksoi ndryshimet në zbatim për të mbrojtur muret antike që dolën në dritë gjatë punimeve

Kumbaro: Për të siguruar këtë parim që ne e vendosim në pr/ligj, aksesin e publikut ndaj pasurive kulturore dhe historike.

Në hartimin e ligjit te ri ka punuar keshilli kombetar i arkelogjisë dhe ai i restaurimeve

/Ora News.tv/