I shkruar shekuj më parë “Kumarxhiu” i Carlo Goldonit është një pasqyrë se deri në çfarë mase shkon shpërfytyrimi i një personi i zhytur aq thellë në bixhoz.

Shfaqja që godet fenomenin problematik edhe në Shqipëri u ngjit premierë në Shkodër në kuadër të festimeve për Ditën e Republikës Italiane.

Loja e aktorëve mori duatrokitje të shumta të publikut, ndërsa shqipërimi i veprës nga Zija Vukaj, solli një përshtatje të veçantë nga Italishtja në dialektin gegë.

Zija Vukaj: "Është dashur që teksti të përpunohet me katër regjistra të ndryshëm gjuhësor për të tipizuar personazhet."

Edhe për regjisorin kjo përvojë e parë në Shqipëri ka lënë shije të mirë.

Michele Modesto Casarin: "Jam shumë i kënaqur. Kemi forcuar  këtë teknik të re të aktorit pasi kjo është një pjesë që vihet për herë të parë në skenë këtu. Ishte e vështirë por doli mirë. Besoj se publiku e dëshmoi këtë."

Në rolin kryesor,atë të Kumarxhiut për herë të parë u ngjit në skenën e Migjenit, nipi i artistit të merituar, Bep Shiroka, por si shqiptaro-italian.

Indrit Qyteza Shiroka: "Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë emocion që provova në këtë skenë. Mezi pres të kthehem."

Shfaqja do të vijojë edhe për dy netë të tjera në skenën e Migjenit.

/Ora News.tv/