Pas shekujsh hulumtimesh shkencore rezulton se edhe kultura ka ADN-në e saj të ndikuar nga ‘gjenet e heshtura’.

Një studim i kryer nga Augustine Kong, një profesor dhe studiues në universitetet e Oksfordit dhe Islandës, zbulon disa detaje shumë interesante që hyjnë në debatin shkencor,ku ekziston një lidhje midis ADN-ës dhe kulturës ose më saktë, edhe kultura ka një përbërje gjenetike.

Hulumtimi i botuar në revistën Science, analizon ADN-në e mbi 21 mijë islandezëve dhe nxjerr në pah një përbërje të veçantë gjenetike që përbëhet nga 50% e gjeneve që nuk transmetohen drejtpërdrejt nga prindërit: gjysma e gjeneve jo të trashëguara, siç është analizuar nga gjenetisti Giuseppe Novelli, kanë influencë në çdo individ nëpërmjet impaktit që kanë këto gene mbi prindërit dhe vllezërit.

Duke analizuar lidhjen mes nivelit të arsimimit të fëmijëve me trashëgiminë gjenetike që nuk trashëgohet drejtpërdrejt nga prindërit, u zbulua se genet e patrashëguara të pranishëm tek baballarët kanë influencuar 30% në përgatitjen shkollore të fëmijëve,ndërsa ato të mamave influencojnë shëndetin dhe sjelljet në të ushqyer .
Prandaj ekziston një trashëgimi genetike në gjendje të influencojë individët pa një transmetim të drejtpërdrejtë.

ADN-ja e kulturës, arsimi dhe zhvillimet e ardhshme

Pas vitevesh debatesh shkencore në të cilat natyra dhe kultura janë parë të ndara , ky hulumtim nxjerr në pah lidhjen mes ADN-së dhe kulturës duke u fokusuar në praninë e një trashëgimi gjenetike që ndikon në formimin intelektual dhe përgatitjen e secilit individ.
Hulumtimi i kryer nga Augustini Kong kthehet në qendër të vëmendjes pasi genet e patransmetuara mund të influencojnë në karakteristikat e fëmijëve siç është intelekti,ndërveprimi i fëmijës me individët e tjerë e deri tek sjelljet e zakonshme .

Ky zbulim mund të jetë një pikë kthese, siç shprehet gjentisti  Valter Tucci, pasi tani mund të shihen me sy tjetër disa probleme sociale ,si ato të lidhura me rendimentin shkollor ,ose disa sëmundje të tilla si skizofrenia dhe sjelljet antisociale. /ATA/

/Ora News.tv/