Kultivuesit e kanabisit i tradhton çatia e banesës

Kultivuesit e kanabisit i tradhton çatia e banesës

Mungesa e dëborës në çatinë e një shtëpie me tarracë bëri që policia të zbulojë një fermë kanabisi me 322 bimë.

Policia vërejti çatinë e cila binte shumë në sy në Keighley, West Yorkshire, teksa dëgjoi një aromë të fortë kanabisi për u afrua, shkruan BBC.

Nivelet e nxehtësisë që kërkohen për të rritur bimët e kanabisit nënkupton që çfarë do lloj sasie bore të binte, ajo do të shkrihej.

Zyrtarët gjetën bimë - rreth 1.8 m të lartë - në të katër dhomat e gjumit dhe në bodrumin e shtëpisë.

Askush nuk ishte në shtëpi kur policia mbërriti në orën 14:00 të enjten, tha policia  e West Yorkshireve.

EMISIONET