Shqipëria ka një klimë konstruktive për të vajtur drejt një marrëveshje me Greqinë. Kështu u shpreh analisti Ilir Kulla i ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Ilva Tare.

Në një analizë për situatën në lidhje me negociatat me Greqinë, Kulla u shpreh optimist kur tha se ministria e Jashtme ka dëshmuar përpjekje serioze për të qenë një staf i përbashkët negociues mes qeverisë dhe presidentit.

Ai tha se diskutimet po bëhen që në Greqi të shkohet si shtet dhe jo të ndarë si çeta.

Analisti u shpreh se Presidenti do të japë në kohën e duhur autorizimin për nisjen e negociatave me Greqinë.

Pjesë nga intervista me Ilir Kullën

Ilir Kulla: Unë kam ndjekur një intervistë të ministrit të Jashtëm i cili ka dëshmuar që ka përpjekje serioze për të qenë një staf i përbashkët negociues mes qeverisë dhe presidentit dhe besoj se në kuadër të kësaj ka qenë edhe takimi..

Ilva Tare: Staf i përbashkët?! Pra emrat që janë bërë publik i ka miratuar presidenti Meta?

Ilir Kulla: Nuk është çështje emrash, është çështje frymë më shumë sesa çështje emrash dhe besoj se shumë shpejt do të kemi një konkluzion. Besoj se janë përpjekje serioze të të gjitha palëve për të arritur nivelin jo vetëm të cilësisë së përfaqësimit por edhe seriozitetit në një çështje kaq delikate dhe serioze.

Ilva Tare: Pra do ndryshojnë emrat që kanë dalë në publik deri tani?

Ilir Kulla: Nuk kam informacion, por prirem ti besoj ministrit, presidentit punës së institucionit për një çështje kaq serioze. Duam apo nuk duam kjo nuk është një nga ato çështjet e fushatës elektorale por është nga ato çështje që zgjat me shekuj pastaj.

Ilva Tare: Dje ka pasur një takimi Rama-Meta...çfarë mendon se mund të jetë arritur aty?

Ilir Kulla: Nuk besoj që është arritur dicka e veçante, por besoj është në kuadër të kësaj fryme integruese të një ekipi që ka një mendje një formulë, një ide për tu përballur me Greqinë dhe për të shkuar si një ekip i vetëm dhe jo si çeta të ndara.

Ilva Tare: Megjithatë për tu bërë ekipi duhet dhënë autorizimi nga Presidenti Meta...

Ilir Kulla: Në kohën e duhur Presidenti do të japë edhe autorizimin dhe plotfuqishmërinë

Ilva Tare: Kur mund të jetë kjo koha e duhur? Sonte, nesër?

Ilir Kulla: Shpejt, jo nuk është kjo punë me sot, nesër

Ilva Tare: Pra do ja japë kur të ketë përfaqësinë

Ilir Kulla: Jo, presidenti nuk kërkon sepse po të donte Presidenti atë ja jepte Gjykata Kushtetuese. Presidenti do një klimë të pranueshme, dmth duhet shkuar si shtet dhe jo si çeta. Në momentin e duhur do ta japë sigurisht.

Ilva Tare: Vetëm se koha po ecën dhe në prill do të këtë një vizitë...

Ilir Kulla: Cila kohë?

Ilva Tare: Koha e mundësisë për të arritur një marrëveshje

Ilir Kulla: Ka thënë kush që do të bëhet në prill marrëveshja?

Ilva Tare: Është thënë që në prill do të ketë një vizitë të Tsipras dhe ishte një mundësi e mirë

Ilir Kulla: Po mirë Tsipras mund ta vizitojë në mars, shkurt cdo me thënë ky muhabet. Me Italinë ka zgjatur 8 vjet.

Ilva Tare: Pra vizita e kryeministrit grek nuk ka lidhje domosdoshmërisht me nënshkrim të një marrëveshje mes dy vendeve?

Ilir Kulla: Marrëveshja është mes dy vendeve dhe është shumë serioze që do të thotë unë mendoj se njerëzit, stafet që punojnë janë duke u marrë seriozisht me këtë punë.

Ilva Tare: Nuk do të ketë asnjë pasojë të mundshme për shtyrjen, nëse bëhet shtyrja në kuptimin e integrimit, negociatave...

Ilir Kulla: Po pse duhet të ketë pasojë në integrim se nuk e kuptoj, çlidhje ka kjo me integrimin?!

Ilva Tare: Po sigurisht që ka lidhje. Edhe në strategjinë e fundit të Komisionit Europian u tha që vendet që aspirojnë duhet të mbyllin problemet me fqinjët.

Ilir Kulla: Askush nuk thotë që nuk do të mbyllet, të gjithë tonë që do mbyllet do të shkohet drejt një marrëveshje por do të negociohet, por me këtë llogjikë nuk do të thotë se sa herë që ti të bësh një çerek hapi të lëshosh territor. Kufiti është një çështje komplekse dhe serioze. Mesa kam lexuar unë deri tani nuk është kusht çështja e kufirit.

Ilva Tare: Nuk është kusht, por Junker në Tiranë tha që marrëveshja duhet të mbyllet përpara se të rekomandohet negociatat.

Ilir Kulla: Po ditën prapa në Bullgari e dëgjove ca tha? Unë kam dëgjuar mirë Junkerin, në Bullgari Junkeri tha tjetër gjë. Unë mendoj që cështja e kufirit është shumë serioze.


/Ora News.tv/