Virgjil Kule dhe Pëllumb Xhufi në emisionin "Arena" të Dritan Hilës e hedhin poshtë pretendimin se Skënderbeu pati një fund jete të trishtë dhe ishte i rrënuar. Përkundrazi, sipas tyre në vitet e fundit, jeta e tij ka qenë më aktive.

Kule: Dokumentet tregojnë që Skënderbeu pati një vdekje akute, pasi në ato zona dhe në atë periudhë malaria nuk ishte diçka e pazakontë. Ai nuk vdiq i rraskapitur, siç thuhet rëndomë, ndërroi jetë në moshën 63 vjeçare. Në momentin që ai vdiq Krujën e mbronin venedikasit. Pra, Skënderbeu nuk ka një fund tragjik. Rezistenca shqiptare, Kruja e më vonë Shkodra, ranë mbas 10 vjetësh dhe jo sepse ra Skënderbeu, por sepse ashtu ndodhi.

Xhufi: Nuk është e vërtet që Skënderbeu vdiq i rrënuar, përkundrazi në atë periudhë jeta e tij ka qenë më aktive, sa i takon anës diplomatike. Ai nuk ishte një princ i vetmuar, është e gabuar ky perceptim që e kanë disa.


/Ora News.tv/