Virgjil Kule i ftuar në emisionin "Arena" të Dritan Hilës, e quajti Skënderbeun pa besime fetare, duke e cilësuar më tepër strategji për të lidhur aleanca të ndryshme, veçanërisht me Perëndimin.

Kule: Unë mendoj se Skënderbeu nuk kishte në mënyrë absolute vokacione fetare. Ai i gjeti dhe u detyrua të harmonizohej menjëherë, e t’i kthente shpinën tjetrës. Në momentet e para të Skënderbeut në Krujë, ai duhej t’i tregonte aleatëve të tij të ardhshëm që këtu ka ardhur një i krishterë, i cili ka dhe fuqi ushtarake e organizative dhe është në gjendje të marri detyra të mëdha. Kështu që me ardhjen e Skënderbeut në Krujë, ka një periudhë shumë të shkurtër e cila karakterizohet nga një politikë e dyfishtë, një lloj riafirmimi të krishterimit. Skënderbeu bëri fushatë për krishterimin e asaj pjese të popullsisë, ku përfshiheshin fisnikë, tregtarë, administratorë që kishin ardhur bashkë me osmanët. Ai tha që ka dy rrugë, ose konvertohesh në të krishterë, ose largohu. Dhe kush e bëri konvertimin, bëhej edhe një dekret. Qëllimi i gjithë kësaj fushate ishte të bënte bujë në Perëndim.




/Ora News.tv/