Kukësi ngroh muskujt, skema tekniko-taktike para Tiranës

Kukësi ngroh muskujt, skema tekniko-taktike para Tiranës

Kukësi ka nisur përgatitjet për ndeshjen e javës së 30-të të Kategorisë Superiore, ku do të mas forcat me Tiranën.

Në seancën stërvitore të zhvilluar në Pezë Helmes, trajneri Ernest Gjoka, bashkë me dy ndihmësit e tij Rraman Hallaçi dhe Fatjon Tafaj, i dhanë futbollistëve ngarkesën e duhur fizike si dhe provuan disa skema tekniko-taktike me skuadrën.

Ndeshja me skuadrën kryeqytetase do të zhvillohet ditën e shtunë, me datë 20 Prill në orën 19:00, në stadiumin “Selman Stermasi”. Dy skuadrat do të tentojnë fitoren, ku shpresojnë që të arrijnë objektivat sezonal.

EMISIONET