Kukësi gjen zëvendësuesin e Allës, e prezanton me një ...gafë

Do të jetë Gëzim Krasniqi zëvendësuesi i Albi Allës te klubi nënkampion i Shqipërisë.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Kukësit në "Facebook". Qëndërmbrojtësi pogradecar është një njohje e vjetër e Kategorisë Superiore, me Krasniqin që është aktivizuar me skuadra si Besa e Kavajës, Flamurtari dhe Partizani.

Së fundmi 28 vjeçari ishte pjesë e skuadrës maqedonase të Rabotnickit, ku u aktivizua dhe në 6 takime. Por ajo që bie në sy është gafë e klubit verilindor, që në prezantimin e Krasniqit ka deklaruar se pogradecari vjen nga radhët e Partizanit.

"Gëzim Krasniqi është futbollisti i radhës që ka nënshkruar me FK Kukësin. 28-vjeçari vjen nga radhët e Partizanit ku ka luajtur për pesë vite. Ai ka nënshkruar me klubin tonë një kontratë njëvjeçare me të drejtë rinovimi për një vit.
Krasniqi luan në pozicionin e qendërmbrojtësit, dhe është njohës i mirë i Kategorisë Superiore, pasi sezonet e fundit ka luajtur rregullisht në kampionatin shqiptar."



EMISIONET