Trajneri i ri i Kukësit do të jetë Peter Pacult. Drejtuesit e klubit pas shumë negociatave kanë vendosur t'ia dorëzojnë "çelsat" e stolit teknikut austriak.

Bisedimet mes palëve janë mbyllur me sukses dhe trajneri i lindur dhe i rritur në Vienë do të nisë menjëherë nga puna dhe do të jetë në krye të skuadrës në startin e fazës përgatitore që do të fillojë më 4 Janar.

58 vjeçari ka një kurrikulum për tu respektuar duke qënë se ka drejtuar për 5 sezone Rapidin e Vienës, më konkretisht nga viti 2006 deri në 2011-ën duke u shpallur edhe kampion i Austrisë në edicionin 2007-2008.

Ndërkohë që vlen të përmendet se për dy vite ka pasur nën urdhërat e tij Hamdi Salihin, në kohën kur shkodrani ishte pjesë e Rapidit. Pacult ndër të tjera ka qënë edhe trajner i Mynih 1860, Dinamo Dresden dhe Rasenball Sport Laipcig në Gjermani, ndërsa së fundmi ka drejtuar Rabotniçkin në kampionatin serb të futbollit.

Si lojtar, 58 vjeçari ka zhvilluar 24 takime me përfaqësuesen e Austrisë. Ai do të prezantohet nesër në orën 11 sëbashku me ndihmësin e tij në ambjentet e klubit.

Drejtuesit e skuadrës kampione kanë vendosur ti besojnë një njeriu me mjaft përvojë në arenën ndërkombëtare, pas eksperiencës jo pozitive me serbin Mladen Milinkovic.

/Ora News.tv/