Kukës, rikthehet kampionati i skive në Shishtavec

Kukës, rikthehet kampionati i skive në Shishtavec

Në Shishtavec është organizuar kampionati i përvitshëm i skive ku garuan skiator të rinj dhe profesionistë. Kryetari i Bashkisë së Kuksit tha se zona ka potenciale për zhvillimin e turizmit ndërsa u shpreh kundër ndëtimit të HEC-eve.

Në Kukës është rikthyer kampionati tashmë traditë i skive. Të rinj por edhe skiatorë profesionistë iu bashkuan garës që u zhvillua në Shishtavec.

Drejtuesit vendor të Kukësit thane se ky kampionat është një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit malor teksa u shprehën kundër ndërtimit të heceve.

Kryetari i Bashkisë tha se për këtë zonë janë parashikuar një sërë investimesh që synojnë zhvillimin ekonomik.

Kampionati është ndjekur nga banorët e zonës por edhe turistë, ndërsa për fituesit u ndanë edhe certifikata.

Shishtaveci është përfshirë në programin e qeverisë “100 fshatrat” dhe ndodhet 37 km larg qytetit të Kukësit.

EMISIONET