Kukës, rikonstruktohen 6 qendra shëndetësore të lëna në harresë

Kukës, rikonstruktohen 6 qendra shëndetësore të lëna

Gjashtë qendra shëndetësore në qarkun e Kukësit do të rehabilitohen. Nga Njësia Administrative Shtiqën, Ministrja Ogerta Manastirliu tha se në këto objekte ku qytetarët marrin shërbim nuk është investuar prej vitesh.

Ogerta Manastirliu: “Rehabilitimi fillon dhe përfundon brenda 2018. Qarku i Kukësit do mbështetet me 6 qendra shëndetësore dhe ambulanca, dy qendra shëndetësore në Has."

Manastirliu bëri me dije se me buxhetin e këtij viti do të kryen investime në 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë vendin, nga të cilat do të përfitojnë shërbim shëndetësor rreth 450 mijë qytetarë.

EMISIONET