Kukës, banorët e izoluar, mbi 1 metër borë, kërkojnë ndihmë për hapjen e rrugës

Një banor i fshatit Borje të Kukësit përmes Ora News bën apel për ndihmë pasi bora e dendur ka bllokuar rrugët që lidhin fshatin me qytetin e Kukësit.

"Jemi 300 familje nga Borje e Kukësit të izoluar pasi nuk funksionon asnjë nga rrugët që lidhin fshatin me qytetin e Kukësit. Aktualisht ne fshat ka rënë mbi  1meter borë dhe rezervat janë drejt përfundimit" na shkruan Mehmeti në inboxin e Ora News. 

Në një lidhje telefonike po për Ora News një banor i zonës kërkon ndihmë duke kërkuar dhe bashkëpunim me autoritetet e Kosovës.

"Prej 5 ditësh jemi të izoluar. Nuk kemi as ujë. Nuk vjen askush të na ndihmojë për të pastruar rrugën.  Nëse bëhet një marrëeveshje autoritetet e Kosovës mund të vijnë më shpejt dhe të na ndihmojnë për të hapur rrugën.


EMISIONET