Kujdes! Nesër moti me rrebeshe

Kujdes! Nesër moti me rrebeshe

Dita e nesërme do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Sipas meteoalb kjo situatë do të vazhdojë deri në mesditë kur vranësirat shtohen në territor duke gjeneruar rrebeshe të shkurtra në zonat Qendrore.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta por në mesnatë vranësirat mbulojnë të gjithë vendin duke ri-sjellë reshje fillimisht në Jug.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 2°C gjatë mëngjesit ndërsa mesdita do të ruajë vlera termike thuajse konstante.

EMISIONET