Kujdes në rrugë! Nxënësit e Beratit sensibilizojnë shoferët të respektojnë sinjalistikat

Kujdes në rrugë! Nxënësit e Beratit sensibilizojnë

Në kuadër të javës së Sigurisë në Rrugë, nxënës të shkollave të Beratit janë bërë pjesë e aktiviteteve sensibilizuese për respektimin e sinjalistikës dhe rregullave të qarkullimit. Këto janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në qytetin muze ku mungesa e sinjalistikës mbetet problem.

Fëmijët kanë dalë në rrugë për të sensibilizuar drejtuesit e mjeteve për rëndësinë e zbatimit të rregullave të qarkullimit.

Shkeljet mund të sjellin pasoja fatale ndaj mesazhi për më shumë kujdes përcillet i fortë nga më të vegjlit në krah të uniformave blu.

Shkelja e rregullave të qarkullimit është ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore në Berat, krahas mungesës së sinjalistikës.

Ndaj së shpejti në qytet pritet të nisë një ndërhyrje për plotësimin e mangësive.

24 persona humbën jetën vetëm gjatë Mars në të gjithë vendin si pasojë e 123 aksidenteve rrugore, duke e bërë një nga muajt me bilanc tragjik në rrugë.

EMISIONET