Është e ditur tashmë se përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit është e penalizueshme, por në Britani një gjë e tillë do të vlejë edhe për instruktorët që ulen në vendin e pasagjerët.

Shumë britanikë do të ishin të pavetëdijshëm se ata mund të përballen me një gjobë, e njëjtë si drejtuesi i mjetit edhe kur janë në vendin e pasagjerit. 

Ata mund të marrin një gjobë prej  200 paund dhe gjashtë pikë dënimi për përdorimin e telefonit të tyre celular gjatë mbikqyrjes së një nxënësi që është duke mësuar makinën.

Ndërsa personi që udhëzon një shofer nxënës është ligjërisht përgjegjës për makinën, të gjitha ligjet e rrugës që normalisht do të zbatoheshin për një shofer gjithashtu do të zbatohen tek instruktori në vendin e pasagjerit. Kjo do të thotë që është e paligjshme që instruktori të merret me telefonin celular ndërkohë që është duke mësuar një person tjetër.

Kjo vlen si për instruktorët profesionistë ashtu edhe për miqtë ose familjen e një shoferi të ri që mund të mbikëqyrë një mësim.

Në shumicën e rasteve, mbikëqyrësit duhet të trajtojnë një mësim sikur të ngasin vetë - por jo të gjitha veprat penale të trafikut do të ndikojnë në licencën e tyre.

/Ora News.tv/