Kujdes, mbani korsinë e duhur kur ecni me makinë ose do gjobiteni!

Kujdes, mbani korsinë e duhur kur ecni me makinë ose do gjobiteni!

Policia Rrugore ka ndëshkuar 56 drejtues mjetesh për mospozicionim në korsinë e duhur të lëvizjes.

"Në kuadër të Operacioneve "Tispol” Korrik 2018, kjo javë për Policinë Rrugore të Kryeqytetit, nisi me kontrollet për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve sipas sinjalizimit rrugor horizontal në rrugën Teodor Keko, një shkelje kjo e kthyer në shqetësim dhe rrezik të përhershëm për përdoruesit e rrugës", thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu policia ka ndëshkuar edhe 36 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, 3 drejtues motomjetesh u arrestuan   për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, 55 mjete u ndaluan administrativisht për detyrime të pashlyera dhe 450 masa për shkelje të tjera.

EMISIONET