Apple ka deklaruar se të gjithë kompjuterat iPhone, iPads dhe Mac janë të prekur nga dy të meta të mëdha kompjuterike.

Këtë javë kompanitë e teknologjisë kanë qenë në gara për të rregulluar gabimet që mund t'i lejojnë hakerëve të vjedhin të dhënat tek Meltdown dhe Specter.

Apple tha se tashmë janë bërë disa riparime , por nuk ka dëshmi se sa është shfrytëzuar kjo dobësi në gabime.

Ai këshilloi të shkarkohet softuer vetëm nga burime të besuara për të shmangur aplikacionet "me qëllim të keq".

Përdoruesit e Mac shpesh kanë besuar se pajisjet dhe sistemet e tyre operative janë më pak të ndjeshme ndaj çështjeve të sigurisë sesa telefonat Android ose kompjuterat që punojnë me sistemet e Microsoft.

Mangësitë gjenden në shumë njësi moderne kompjuterike  ose microchips,  të bëra nga Intel dhe ARM,  firmat që furnizojnë gati të gjithë tregun global të kompjuterave.

"Të gjitha sistemet Mac dhe pajisjet iOS janë të prekura, por nuk ka shfrytëzime të njohura që kanë ndikuar konsumatorët "-  tha Apple në postimin për këtë çështje.

Apple tha se ka marrë masa lehtësuese kundër Meltdown në iPhone -in e fundit dhe përditësimin e sistemit operativ të iPad - iOS 11.2 dhe MacOS 10.13.2 për MacBooks e saj dhe iMacs.

Meltdown nuk ndikon në Apple Watch, tha ajo.

Google dhe Microsoft kanë deklaruar gjithashtu për përdoruesit produktet që janë të prekura nga viruset.

Google tha se telefonat e saj Android, që përbëjnë më shumë se 80% të tregut global, u mbrojtën tek përdoruesit që kishin përditësimet më të fundit të sigurisë.

Përdoruesit e Windows duhet të jenë të vetëdijshëm se softueri anti-virus i palëve të treta duhet të përditësohet para se të aplikoni patch-et e sistemit operativ.

.

/Ora News.tv/