Chrome nëpërmjet opsionit "Incognito Mode" i dha mundësinë përdoruesve të internetit të navigonin në rrjet në mënyrë të "fshehtë". Pra në historinë e aplikacionit nuk shfaqen faqet ku përdoruesi ka lundruar.

Por "Incognito Mode" nuk është edhe aq privat! Sipas programuesit të Chrome, Darin Fisher, Google “agonizoi” mbi emërimin e funksionit, për të mos e quajtur “mënyra private” për të shmangur keqkuptimin me përdoruesit.

Google ripërsërit në këtë mënyrë duke thënë “Aktiviteti juaj nuk është i fshehur nga faqja që vizitoni, punëdhënësi apo shkolla juaj, apo siguruesi juaj i internetit”.

Kjo do të thotë se shefi juaj mund të gjejë se çfarë jeni duke bërë edhe nëse jeni në incognito. Fisher sugjeron që të përdorni këtë mënyrë për të shmangur cookies, dhe të fshihni këtë aktivitet nga njerëz që përdorin si ju kompjuterin tuaj dhe për tu mbrojtur nga faqet e dyshimta.

/Ora News.tv/