Kuçovë, arrestohet i dënuari me 6 vite burg

Kuçovë, arrestohet i dënuari me 6 vite burg

Një shtetas nga Kuçova është arrestuar nga policia, pasi rezulton i dënuar me 6 vite burg.

Në pranga përfundoi Edison Bego, ndaj të cilit gjykata e Beratit ka vendosur një masë dënimi prej 6 vitesh për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky shtetas ka qenë i dënuar dhe nga Gjykata e Apelit Për Krimet e Rënda në Torino në vitin 2008, për veprën penale "Pjesëmarrje në organizata kriminale" dhe "Shfrytëzim prostitucioni".

EMISIONET