Pas suksesit të kombëtares në Europianin francez, dhe lojtarëve me origjinë shqiptare që po shkëlqejnë me ekipet europiane, shkëlqimi i shqiptarëve në futbollin europian ka prekur dhe trajnimin.

Trajneri Arjan Peço ka arritur të kualifikojë në fazën 1/16 të Uefa Champions League Junior, skuadrën e Baselit, me 19 vjeçarët zvicerianë që arritën një barazim pa gola në Portugali kundër Benfikës, rezultat që i siguroi vendin e parë në grupin A.

Peço i lindur në Leskovik të Korçës, po shkëlqen “në timonin” e të rinjve të Baselit, dhe ky vit duket të jetë i duhuri për të lënë gjurmë në historinë e Baselit.

Në ndihmë të korçarit i kanë ardhur dhe lojtarët shqiptarë Lokaj, Pepsi e Pukaj, me futbollistët që janë kthyer në pikë kyçe në lojën e skuadrës U19 të Baselit.


/Ora News.tv/