Kualifikimi në Kupat e Evropës, Laçi "peshkon" tek Vllaznia

Kualifikimi në Kupat e Evropës, Laçi "peshkon" tek

Rënia në Kategorinë e Parë pritet të sjell një revolucion tek ekipi i Vllaznisë dhe shumë futbollist do të shfrytëzojnë merkaton e verës për të gjetur një "strehëz" të re për sezonin e ardhshëm.

Shumë lojtarë do të largohen për shkak se klubi nuk i përfshin më planet e tyre për të ardhmen, ndërsa një pjesë tjetër sepse kërkojnë një aventurë tjetër larg Vllaznisë.

Siç u bë e ditur edhe disa ditë më parë, Arlind Kalaja është drejt zyrtarizimit te ekipi i Kukësit. Ndërkohë që një tjetër largim cilësor pritet të largohet nga kuqeblutë.

Erdenis Gurishta kërkohet me mjaft ngut nga skuadra e Laçit dhe duke parë dhe marrëdhënien e mirë që ekziston mes palëve, zyrtarizimi pritet të jetë vetëm një formalitet.

Largimin pritet ta kërkojnë dhe sulmuesit Erald Çinari e Xhevahir Sukaj që nuk pritet të sakrifikojnë cilësitë e tyrë për të luajtur në kategoritë inferiore të futbollit shqiptar.





EMISIONET