Vllaznia në futboll për femra vazhdon të ëndërrojë. Pasi siguruan kalimin në fazën e 1/32-ave të UEFA Champions League, ekipi shkodran kërkon të bëj mrekullinë, ku shpreson të prek çerekfinalen e kompeticionit.

E në prag të duelit të vajtjes kundër nënkampionëve të Danimarkës, Fortuna Hjorring, i cili do të luhet nesër në "Loro Boriçi", presidenti i kuqebluve, Lazer Matija i kërkoi tifozëve që ta shndërrojnë këtë ditë në një festë.

“Kemi arritur çdo objektiv në kampionatin shqiptar dhe po ashtu edhe në Ligën e Kampionëve duke u renditur në vendin e parë në grup dhe duke u kualifikuar për nq turin e dytë të këtij kompeticioni shumë të rëndësishëm. Por kjo nuk do të thotë se misioni ynë përfundoi këtu. Pavarësisht se kemi të bëjmë me një kundërshtar shumë të fortë, do të synojmë të bëjmë më të mirën dhe të tregojmë vlerat tona.  

"Jam i bindur se kjo ditë duhet të kthehet në festë jo vetëm për shkodranët por edhe më gjërë. Besoj se në stadiumin “Loro Boriçi” kanë për të qënë të pranishëm shumë tifozë për të na mbështetur dhe padiskutim që femrat do mbizotërojnë. Ky ekip meriton mbështetje dhe vëmendje dhe ajo nuk duhet t’i mungojë në këtë sfidë të vështirë për të shpresuar pastaj deri në fund për një kualifikim të mundshëm”- u shpreh Matija.

/Ora News.tv/