Kthehen mbrasht në Serbi 20.4 ton lëngje frutash

Kthehen mbrasht në Serbi 20.4 ton lëngje frutash

Autoriteti i Kontrollit Ushqimor ka bllokuar katër ngarkesa produktesh: lëngje frutash, pije energjike dhe kripë pas kontrolleve në pikat e Inspektimit Kufitar Morinë, Hani i Hotit dhe Durrës. Për të katër ngarkesat u urdhërua kthimi në vendet e origjinës.

Një ngarkesë me 20.4 ton lëngje frutash nisur nga Serbia me qëllimin për t’u tregtuar në Shqipëri është ndaluar të hyjë në Shqipëri.

AKU informon se produkteve i’u kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma e jetëgjatësisë, për rrjedhojë nuk plotësonte kërkesat ligjore të parashikuara në pikën 2 të Urdhërit Nr.250, datë 29.07.2011. Për këtë arsye, AKU ndaloi hyrjen e mallrave në Shqipëri dhe urdhëroi kthimin e ngarkesës në vendin e origjinës.

Është ndaluar edhe ngarkesa me 2.7 ton “Krip Himalaje” nisur nga Maqedonia me qëllim tregtimin në Shqipëri.

"Pas  kontrollit të ushtruar u konstatua se produkti kishte mangësi në dokumentacionin shoqërues (nuk ka raport-analizë të vlefshme për nivelin e jodit si dhe etiketa nuk përcakton saktësisht përmbajtjen e jodit). Për rrjedhojë, AKU ndaloi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe urdhëroi kthimin e saj në vendin e origjinës" informon AKU

Ngarkesa me 4043 kg pije energjike e ardhur nga Rumania është ndaluar të futet në Shqipëri nga Hani i Hotit. AKU urdhëroi kthimin e produktit në vendin nga ku është importuar pasi subjekti nuk paraqiti dokumentacionin e nevojshëm për të garantuar sigurinë e produktit sipas kërkesave ligjore të importit.

Në pikën kufitare të Durrësit u bllokua ngarkesa me 21 ton kripë me origjinë nga Gjermania importuar për konsum human në Shqipëri.

Gjatë kontrollit fizik të ngarkesës, ka rezultuar se etiketa e produktit kripë nuk përmbante të dhënat kryesore si: niveli i jodit, data e skadencës dhe e prodhimit.

EMISIONET