Kryetarin e Partisë Brexit "e lajnë" me qumësht gjatë një tubimi elektoral

Kryetarin e Partisë Brexit "e lajnë" me qumësht

Lideri britanik Nigel Farage u përball sot me protestuesit në rrugën e Newcastle, të cilët i hodhën një milkshake, pije që përmban qumësht dhe fruta.

Sapo kishte dhjënë një fjalim të shkurtër për zgjedhjet e së enjtes kur një 32-vjecar iu afrua dhe i hodhi pijen. Nigel Farage është kreu i Partisë Brexit dhe është pro largimit të Anglisë nga Bashkimi Evropian.

Kjo gjë mund të ketë nxitur veprimin e qytetarit, të identifikuar si Paul Croëther, i cili bëri pis politikanin me milkshake që përbëhej nga banane e karamel dhe kushtonte plot 5 paund.

Pavarësisht kësaj, lideri britanik nuk u ndal dhe vijoi marshimin. Ndërkohë zëdhënësi i policisë njoftoi se 32-vjecari është arrestuar për sulm dhe do mbetet në paraburgim derisa në seancën gjyqësore.

EMISIONET