Hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka konstatuar se të ardhurat nuk justifikojnë pasurinë e vënë nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. 

Sot ishte seanca dëgjimore dhe Zaganjori preferoi të mbrohej vetë para trupës gjykuese që drejtohej nga Olsi Komici, me anëtarë Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Pasuria

Relatorja Palema Qirko tha se procesi i rivlerësimit ndaj Zaganjorit është bërë me përparësi për shkak të pozicionit të tij si kryetar i Gjykatës së Lartë dhe se të ardhurat nuk justifikojnë pasuritë e vëna nga subjekti.

Pamela Qirko: Për pasurinë ILDKPKI e ka konsideruar të saktë ka burime të ligjshme.  Komisioni kreu një hetim të thellë dhe të gjithanshëm. Subjekti ka qenë bashkëpunues.   Në deklaratën e vetingut pasuritë e deklaruara janë:  Apartament banimi 293 metra ktrorë në Tiranë me vlerë 5.3 milionë. Burimi është shitja e një tjetër apartamenti. Dyqan i blerë për 1.3 milionë lekë. Sipërfaqe bodrum, në bashkëpronësi me 8 pronarë, e blerë për 800 mijë lekë. Zyrë e blerë në vlerën 400 mijë lekë. Apartament në Durrës, në bashkëpronësi me gruan, e blerë për 32 mijë dollarë.

Obligacione në vlërë 6.3 milionë lekë.  Depozitë bankare 6 milionë lekë në emër të bashkëshortes. 

Ne site apartamentet e dyqani

"Sa i takon blerjes së apartamentit, KPK thotë se ka deklarime kontradiktore. Fillimisht është deklaruar 5.8 milionë lekë, më pas janë deklaruar 7 milionë lekë. Në përfundim të hetimit, rezulton se subjekti ka bërë deklarim të pamjaftueshme dhe ka shmangie nga detyrimet për buxhetin e shtetit.

Lidhur me dyqanin, është blerë në vlern 1 milionë lekë, është deklaruar edhe në vitin 2003, ku rezulton si biblioteke, nga hetimet ka rezultuar se eshte blerë për 500 mije lekë. Asnjë nga deklarimet për këtë pasuri nuk eshtë në përputhje me tjetrën.

Gjithashtu, nuk është e provuar që e ka blerë me të ardhurat nga qiramarrja. Për këtë pasuri ka deklarim të pasaktë dhe shmangie nga detyrimet në buxhëtin e shtetit dhe ka mungesë të burimeve. 

Në përfundim të seancës dëgjimore, Zaganjori u tha gazetarëve se kishte mbështetur reformën në drejtësi e cila ka vend për përmirësim dhe se drejtimin e Gjykatës së Lartë e kishte marrë si sfidë në karrierën e tij 40 vjeçare. 

"Drejtimin e Gjykatës së Lartë e kam marrë si sfidë duke ditur qe atje kishte probleme. Mendoj se kam punuar me përkushtim dhe profesionalizëm. "Kam 40 vite punë, kam firmosur me mijëra vendime dhe nuk kam përfituar asnjë cent në mënyrë korruptive"  - u shpreh Zaganjori. 

KPK caktoi datën 24 korrik për dhënien e vendimit.

Kush është Zaganjori?

Në vitin 2003, Zaganjori është zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese, detyrë të cilën e ka mbajtur për një dekadë. Në mars të vitit 2013 ai zgjidhet anëtar i Gjykatës së Lartë dhe një muaj më pas emërohet kryetar i kësaj gjykate.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Reporter.al publikon skedën grafike ku paraqitet ndryshimi i pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Xhezair Zaganjori nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017 


/Ora News.tv/