Kreu i prokurorisë Elbasan refuzon vendimin e Markut: Nuk braktis detyrën

Ora 10: 13 Drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina refuzon të zbatojë urdhrin e kryeprokurores së përkohshme për tu larguar nga posti drejtues dhe të kthehet në postin e prokurorit të Durrësit detyrë të cilin e mbante para se të komandohej në Elbasan.

Dritan Gina: "Nuk braktis detyrën. Refuzoj të zbatoj vendimin e kryeprokurores së përkohshme. Unë nuk jam i komanduar. Jam i caktuar i përkohshëm dhe prokurori i përkohshëm nuk ka tagër ligjor për të më liruar nga detyra.  Vendimmarrja i takon Këshillit të lartë të Prokurorisë"

Nga ambientet e prokurorisë së Elbasanit, ku mbajti një deklaratë për median pak minuta pasi mori në dorë vendimin e largimit, Gina i bëri thirrje edhe drejtuesve të tjerë për të cilët eshte firmosur largimi të mos braktisin detyrën.

Dritan Gina: Të shkarkosh një drejtues pa marrë në konsideratë dhe analizë veprimtarinë e tij më duket skandaloze. I bëj thirrje dhe kolegëve të jmi që janë në të njëjtin pozicion si unë, të qëndrojnë në lartësinë e detyrës dhe figurës si prokuror i Republikës. Të mos lejojnë që pozicioni i tyre të shërbejë për qoka, apo ta kthejnë prokurorinë në prokurori qokash. Për ti bërë qoka njërit apo tjetrit, ne jemi prokurori dhe duhet të zbatojmë vetëm ligjin.

Vendimi i firmosur sot nga kryeprokurorja Marku eshte ky 

Dritan Gina, drejtuesi i komanduar i prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku ishte emëruar.

Drejtues i përkohshëm i prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan cakton prokurori Ardian Nezha.


Misteri i zhdukjes se dosjes se perplasjes me policine

Drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina foli edhe për përplasjet e policisë me prokurorinë Elbasan.

Gina: Ju dhe opinionin publik e dini situatën e verës së kaluar ku prokuroria e Elbasanit ishte pranë zgjidhjes së një prej ngjarjeve më të rënda që ka goditur qytetin, për këtë arsye kërkuam ndihmën në terren të policisë së shtetit por kjo ndihmë nuk erdhi asnjëherë me pretendime absurde organizative dhe administrative. Për fat të keq hetimi dështoi. Kjo histori nuk përfundoi këtu, nga ana e zyrtarë të ndryshëm, kryesisht të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit ka nisur një fushatë kundërshtuese ndaj Prokurorisë së Elbasanit, përfshirë drejtuesin e saj. 

Në këtë vazhdë duke shfrytëzuar në mënyrën më të keqe një prokurore të prokurorisë së Elbasanit, naivitetin e saj, u sajua një kallëzim i pabazë për humbje të dosjes, gjë e cila është terësisht e pavërtetë. U shërbeu organizatorëve dhe nxitësve me pushtet politik për të denigruar Prokurorinë e Elbasanit. Situata precipitoi deri në atë pikë sa që ca punonjës të policisë ushtruan kontroll nnë zyrat e prokurorisë së Elbasanit me qëllim për të justifikuar procesin denigrues. Në atë kohë për të mos krijuar incidente ndërinstitucionale u lejuan veprime antiligjore të policisë. Ju garantoj se situata të tilla nuk do të tolerohen më në të ardhmen, policia nuk do të ushtrojë presion me prezencën e saj në zyrat e prokurorisë së shtetit.

Ora 11:00  Marku largon dhe kreun e prokurorisë së Elbasanit, bashkëshorti i Rovena Gashit

Kryeprokurorja Arta Marku largon dhe kreun e prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina.

Prokurori Gina, u emërua në këtë post në 3 nëntor 2016 nga Adriatik Llalla. 

Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, e cila sot ka paditur në Gjykatë Administrative urdhrin e lirimit nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë, të kryeprokurores Arta Marku.

Gina mori sot urdhrin e lirimit dhe pritet të ketë një deklaratë për median.


EMISIONET