Në Shkup, Prokurorja e Posaçme publike tha se po bëhen hetime financiare në shtete të tjera evropiane lidhur me paratë e nxjerra jashtë vendit nga Maqedonia, që dyshohen për lidhje me krimin

Sipas krye-pokurores së posaçme, Katica Janeva, hetimet po bëhen në Çeki, Britani, Greqi, Holandë dhe vende të tjera, për të parë nëse në bankat e huaja janë derdhur para të lidhura me korrupsionin dhe krimin.

Zonja Janeva tha se ka shumë materiale të mbledhura që po analizohen çdo ditë, por pa përmendur konkrektisht persona, ose firma që janë vënë nën hetim. Ajo tha gjithashtu se së shpejti mund të ketë akuza.

Në opinion është folur prej vitesh se ish-drejtori i shërbimit sekret maqedonas, Sasho Mijallkovski zhvillonte biznese në Çeki.

Kryeprokurorja e Posaçme njoftoi gjithashtu se po hetohet edhe projekti i ashtuquajtur “Shkupi 2014”, që ka të bëjë me ndërtime të shumta, fasada të stileve antike dhe përmendore të shtrenjta, të vendosura në qendër të Shkupit./VOA

/Ora News.tv/