Një shqiptar i akuzuar për 18 vjedhje me thyerje dhe dy vjedhje në tentativë ka dalë ditën e sotme para gjykatës së Magjistraturës, në Ëimbledon, në Britani.

42-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur akuzohet për vjedhjen e shtëpive në periferi të Londrës, përgjatë 10 viteve, vlera totale e të cilave shkonte rreth 1 milion paund.

Sipas akuzave, vetëm në një grabitje të kryer mes 24 shkurtit dhe 27 shkurtit 2017, në Atherton Drive, Ëimbledon bizhuteritë e vjedhura kapnin vlerën e 371,855 paundëve.

Mary Atera, që ka ndjekur akuzat për shqiptarin, tha sot:

“I pandehuri kishte shënjestruar zona specifike dhe vjedhjet ishin kryer vetëm gjatë natës, ndërmjet orës 7 të darkës dhe 5 të mëngjesit. Ai kryente kërkime shumë të hollësishme kur hynte në shtëpi, duke mbyllur gjithçka siç ishin, duke bërë që disa nga viktimat të mos kuptonin asgjë që ishin grabitur. Ai synonte stoli dhe para.”

/Ora News.tv/