Dy komedianë rusë kanë mashtruar përmes dy bisedave telefonike kryeminsitrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, duke ju shtrirur si ish-Presindeti i Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Në biseda flitet për çështje të ndryshme përfshirë edhe dialogun Kosovë-Serbi, ku ndër të tjera, Zaev thotë se ai dhe kancelarja Merkel janë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoan Zaev, është mashtruar nga dy komedianë rusë të cilët janë shtirur si Presideneti i Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ata e kanë telefonuar shefin e ekzekutivit maqedonas duke folur për tema të ndryshme, e madje edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Zaev deklaroi se është kundër shkëmbimit të territoreve, pasi ky skenar mund të shfrytëzohet nga Rusia si precedent.

Zaev: Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës kanë nisur një negociatë për ndryshimin e kufijve. Ne jemi kundër kësaj ideje, kancelarja Merkel mbetet kundër, e në fakt i gjithë rajoni është kundër pasi ne besojmë se ky tension që mund të krijohet mund të shfrytëzohet nga Rusia. Dua t’ju ngre dhe juve alarmin që të jeni vigjilentë. Kam biseduar me kancelaren Merkel për këtë çështje dhe patëm një dialog prej gjysmë ore. I kam kërkuar edhe asaj mbështetje, pasi ky rast po tentohet të kthehet në praktikë ndërkombëtare. Për shembull, Turqia mund të kërkojë bashkimin me një pjesë të Qipros dhe Rusia me një pjesë të Ukrainës. Kjo do të përbënte dëm madhor. Për këtë kam njoftuar Zv/presidentin amerikan, Mike Pence, dhe Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo. I kërkojmë gjithashtu Komisionit dhe Zonjës Mogherini që t’i japin fund këtij plani.

Zaev mbajti një konferencë për mediat ku deklaroi se është mashtruar, por nuk pranoi të japë dorëheqjen pas kërkesave nga ana e opozitës.

Ai u shpreh se komedianët me axhendë politikë janë orientuar drejt këtij misioni dhe se kanë shfrytëzuar transparencën e tij në raport me liderët e tjerë për të kryer përgjimin.

Ndërkaq, deri më tani nuk ka patur reagime nga Presidenti Poroshenko apo nga Sekretari i Përgjithëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

/Ora News.tv/