Kryeministri Ramush Haradinaj takon aleatët e Bashës

Kryeministri Ramush Haradinaj takon aleatët e Bashës

Kryeministri i Kosovës ka pritur sot në takim një delegacion të partive opozitare të Shqipërisë, të kryesuar nga kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Në një postim në Facebook. Haradinaj tha se bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha etapat e shtet ndërtimit ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt, dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur.

Postimi i Ramush Hardinajt

Bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë në të gjitha etapat e shtet ndërtimit ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt, dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur.
Në kontekst të këtij dialogu, prita sot në takim Kryetarët e partive opozitare Fatmir Mediun, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule me të cilët u dakorduam se bashkërendimi i qëndrimeve është në interes të dy shteteve dhe qytetarëve tanë.
Është gjithmonë kënaqësi të bisedojmë për tema të interesit të përbashkët, në të mirë të zhvillimit tonë të brendshëm dhe rrugës tonë euro-atlantike.

RH


EMISIONET