Kryeministri kërkon falje për viktimat e abuzimit seksual

Kryeministri kërkon falje për viktimat e abuzimit seksual

Kryeministri australian Scott Morrison i ka kërkuar falje fëmijëve që janë viktima të abuzimit seksual në instituticionet shtetërore.

Qindra njerëz u mblodhën në Canberra të hënën për të dëgjuar fjalimin emocionues të Morrison në parlament.

Falja e tij erdhi pas një hetimi 5 vjeçar, ku u zbulua se dhjetëra mijëra fëmijë ishin abuzuar seksualisht në institucionet e shtetërore të vendit gjatë dekadave.

"Sot, më në fund jemi të vetëdijshëm dhe ballafaqohemi me britmat e fëmijëve tanë,"-tha ai. "Ne duhet të përulemi para tyre dhe t'i kërkojmë falje."

Sipas hetimit, që përfundoi dhjetorin e kaluar, ishin më shumë se 8.000 dëshmi nga viktimat të abuzimit në organizata të tilla si kisha, shkolla dhe klube sportive.

Me zërin e tij që i dridhej, Morrison pranoi dhimbjen e viktimave dhe dënoi dështimin e instituticioneve.

"Pse u injoruan thirrjet e fëmijëve dhe prindërve? Pse sistemi ynë i drejtësisë ishte i verbër ndaj padrejtësisë? Pse u desh kaq shumë kohë për të vepruar?"-shtoi kryeministri australian. 


EMISIONET