Kryeministri italian takim me Trump në Shtëpinë me Bardhë me 30 korrik

Kryeministri italian takim me Trump në Shtëpinë me Bardhë me

Shtëpia e bardhë ka zyrtarizuar ftesën e vizitës së kryeministrit italian Giuseppe Conte në Washington DC.

Kreu i ekzekutiv italian më 30 korrik do të takohet me Presidentin amerikan Donald Trump me të cili kanë një raport mjaft të mirë, i stabilizuar në samitin e G7, mbajtur së fundmi në Kanada.

Pikërisht në këtë takim të rëndësishëm të vendeve më të fuqishme të botës, Presidenti amerikan ka ftuar kreun e qeverisë italiane për një vizitë pune në SHBA.

ShBA-të synojnë të forcojnë raportin e tyre me Italinë të cilën e konsiderojnë siç deklarohet në notën zyrtare të Shtëpisë së Bardhë "një aleat i rëndësishëm i NATO-s, një partner lider në Afganistan e Irak e partner kyç në stabilitetin e rajonit të Mesdheut."

Një linjë e përbashkët mendimi mes Contes e Trump u shfaq në samitin e G7 kur dy liderët konfirmuan një qëndrim të njëjtë mbi rëndësinë e rikthimit të Rusisë së grupin e vendeve më të fuqishme të botës.

"Populli italian ka zgjedhur mirë, kryeministri Conte është super e ndaj çështjes së emigrantëve u shfaq mjaft i vendosur ashtu si unë" ka shkruar pak kohë më parë në profilin e tij Tëitter Presidenti Trump me rastin e samitit të Kanadasë.

EMISIONET