Kryemadhi: Vlahutin e Fleckenstein festuan me shampanje hapjen e negociatave

Kryemadhi: Vlahutin e Fleckenstein festuan me shampanje hapjen e negociatave

E ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se hapja e supozuar e negociatave u festua nga ish-ambasadorja Romana Vlahutin dhe Fleckenstein me shampanjë.

Pjesë nga biseda: 

Monika Kryemadhi: Kush e ka bërë nga ju lidhjen mes 16 janarit dhe 16 shkurtit. Asnjë. Është një muaj kohë që heqja e të drejtës së fjalës në Parlament, për dekretin e Presidentiti, për Ministrin nuk ka bërë vakti. Na ndodhi ne. Dhe i është lënë një muaj kohë ndërkombëtarëve. Këtyre që u pret barku për Shqipërinë, që më shumë shijojnë peshkun në breg të detit. Sepse ka dhe nga këto statuse, sepse ju nuk i kapni. 

Erl Murati: Kur e shijojnë, vetëm kur është Rama kryeministër, apo edhe kur jeni ju në pushtet. 

Monika Kryemadhi: Nuk ka pasur ndonjëherë nga këta kur kemi qenë ne në pushtet. Ata vazhdojnë punën  e tyre. Gjatë protestës së studentëve kemi pasur ne dreka punë, dhënie, marrje mesazhesh, negociata me ambasadorë.

Beti Njuma: Zonja Mogherini tha se në qershor Shqipërisë do t'i hapen negociatat. 

Monika Kryemadhi: Po ne i kemi hapur negociatat nuk e mbani mend ju Vlahutin, Edi Ramën, Flackenstein që festuan me shampanjë. Ne i kemi hapur negociatat. 


EMISIONET