Gjatë vizitës në SHBA, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Susan Falatko, Drejtore e Zyrës për Çështjet e Europës Qendrore e Jugore.

Kryemadhi ndau me Falatko opinionet dhe shqetësimet lidhur me situatën e rëndë politiko-sociale në Shqipëri, si dhe angazhimin politik të LSI-së në këtë moment tepër delikat për vendin.

Ajo nënvizoi rolin e veçantë dhe vëmendjen e SHBA për Shqipërinë, bazuar edhe në vlerat e jashtëzakonshme të demokracisë, që Amerika përfaqëson për vendin tonë.

/Ora News.tv/